Zbulohet biseda dramatike: Ja dialogu i plotë i Albin Kurtit me Grenell

Lajme

Zbulohet biseda dramatike: Ja dialogu i plotë i Albin Kurtit me Grenell

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Albin Kurti dhe Grenell

Pas më shumë se 8 muajsh kanë dalë në dritë fjalët e forta të bisedës dramatike ndërmjet ambasadorit Richard Grenell, të dërguarit special të Presidentit Donald Trump për Kosovën me Albin Kurtin kur dhe u vendos largimi i tij nga posti i kryeministrit të Kosovës. Ka qenë Glauk Konjuvca, numri dy i Vetëvendosjes që i ka bërë të ditur në intervistën për T7 ku dhe u përplas me Berat Buzhalën.

Ish-ministri i jashtëm në qeverinë e Albin Kurtit, duke përdorur një teknikë interesante si histori megjlisi ka zbardhur thuajse të tërë bisedën dramatike, që ka sjellë më pas të gjithë atë tallaz për Kosovën, duke e tronditur në themel vendin, por që shkaktoi edhe përplasjen e madhe ndërmjet SHBA dhe Bashkimit Europian, veçanërisht Angela Merkelit.

Një bisedë që ka treguar një plan pa plan të Grenell vetëm e vetëm që të kryejë një pakt Beograd-Prishtinë formal dhe jo substancial, por që Albin Kurti i është kundërvënë që në fillim.

Madje duke i kundërshuar direkt Richard Grenellit, i cili mori pozitat e Pompeos dhe njeriut të fortë të administratës Trump, i cili i deklaroi të gjithëve në Prishtinë se pas zgjedhjeve kur të fitonte Trump ai do të bëhej Sekretar i ri i Shtetit.

Ja biseda e plotë e përshtatur në gjuhën standarde:

Albin Kurti, nis e flet për historikun ë marrëdhënieve me Serbinë dhe këndvështrimin e tij për çështjen e dialogut me Beogradin.

Grenell: Mjaft, mjaft lëri të lutëm. Nuk e njoh mirë historinë, por njoh mirë biznesin. Mirëpo ti duhet me u taku me Vuçiçin për të hequr reciprocitetin.

Albini: Më fal zoti Grenell, ne do ta shqyrtojmë këtë, do të takohemi.

Grenell: Jo jo jo, s’ke ça me u taku, as do ta shqyrtoni hiç. Zotëri duhet të heqësh reciprocitetin me Serbinë.

Albini: Po më fal mor zoti Grenell se sështë kështu puna. Ne kur u takuam para një muaji nuk më the kështu. Ti të më kishe thënë kur isha në Amerikë.

E unë ja bëra të ditur Vuçiçit, e ty ai të paska ngarku shumë me këtë çështje. E përse ti po i nënshtrohesh Vuçiçit? Më fal po ne nuk mund të heqim menjëherë këtë. A po na jep një muaj kohë?

Grenell: Jo jo nuk të jap as një muaj kohë, e as 24 minuta.

Kurti: E po kështu, më fal shumë, por s’mund të veproj, i kam duart e lidhura./Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat