I dënuar padrejtësisht për masakrën e Pandës, Vllaznim Përgjegjaj: Na dhanë të hanim sapun

Lajme

I dënuar padrejtësisht për masakrën e Pandës, Vllaznim Përgjegjaj: Na dhanë të hanim sapun

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:19
Vllaznim Përgjegjaj

Vllaznim Përgjegjaj është një nga shqiptarët e akuzuar padrejtësisht për vrasjet tek Panda. Atë e gjejmë në të njëjtën shtëpi, në Vitomiricë, një fshat në rrethinat e Pejës, ku edhe u arrestua mëngjesin e acartë të 15 dhjetorit 1998.

"Kur jemi zgjuar kemi parë se kemi qenë të rrethuar nga 300 forca dhe më kanë shoqëruar në stacion të policisë", - rrëfen Vllaznim Përgjegja, i arrestuar dhe i dënuar padrejtësisht për vrasjen në kafenenë "Panda".

Ndonëse nuk e ka ditur arsyen e arrestimit në Pejë, për të nuk ka qenë e papritur situata në të cilën është gjendur. Sipas tij lufta në Kosovë sapo kishte nisur dhe ai së bashku me disa të rinj të tjerë ishin pjesë të organizimeve. 

"Qëllimi ka qenë me barazu vrasjen e të rinjve serbë me numrin e të arrestuarve. Por në ditën e 4 në burg në Pejë unë e kam kuptu se cili ishte qëllimi", shpjegon më tej ai.

Sipas tij dhuna arriti kulmin, gjatë kohës që forcat serbe filluan të tërhiqeshin nga Kosova.

"Atë ditë shumica e të burgosurve politikë që ishin na kanë shti me hangër sapun teshash, dikujt ia kanë pre veshin, dikujt ia kanë pre dorën. Tana metodat ma të dhunshme...", - rrëfen për Top Story Vllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat