LDK-ja manipulon me titullin e gazetës gjermane për Kurtin, reagon korrespodenti i FAZ

Lajme

LDK-ja manipulon me titullin e gazetës gjermane për Kurtin, reagon korrespodenti i FAZ

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:20
Michael Martens

Korrespodenti i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka nxituar të reagojë pas publikimit të një fotografie, që është paraqitur si artikull i kësaj gazete e që titullohet: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.

Martens ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane, duke e cilësuar si lajm të rremë.

“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk u shfaq asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, thuhet në reagimin e Martens në Twitter.

Këtij lajmi të rremë i ka besuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i cili e ka publikuar këtë fotografi, duke vlerësuar se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova “per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”. 

Këtë titull të manipuluar, më herët e ka publikuar faqja e LDK-së, "LDK për Kosovën".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat