Shëtitje protestuese e punëtorëve shëndetësor në veri të Mitrovicës

Lajme

Shëtitje protestuese e punëtorëve shëndetësor në veri të Mitrovicës

Nga: F. B. Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:11
Ilustrim

Disa qindra punëtorë shëndetësor që punojnë sipas sistemit të Serbisë sot kanë protestuar me shëtitje nga Shtëpia e Shëndetit në veri deri tel ndërtesa e prokurorisë Themelore për të shprehur pakënaqësi për “shkak të hapave të pakuptimtë dhe jo human” të gjyqësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Si u tha ata dolën të protestojnë sepse po i nënshtrohen  presioneve edhe veprimeve që iu ndalojnë në kryerjen e punës së tyre, shkruan “Kosovo-online”.

Ditë më parë Policia e Kosovës dhe Inspektorati në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë kanë ndërhyrë dhe intervistuar drejtorin e këtij enti për shkakun  vetëm se ata vendosën “të ngritin zërin”.

Pas shëtitjes protestuese ata i kanë dorëzuar personelit të Prokurorisë një letër ku theksohet përballja me sjelljen e këtyre personave dhe institucioneve, që shërimin dhe parandalimin e konsiderojnë punë kriminale.

“Konsiderojmë të papranueshme dhe johumane në vlugun e pandemisë, kur kemi nevojë për resurse për të mundur virusin, njerëzit tanë përndiqen si kriminel dhe intervistohen për shkak angazhimit kundër virusit. Në spitalet tona ndërhyn policia dhe kërcënon mjekët edhe pacientët , kontrollon dhe shkruan barna” thuhet në kumtesë.

Protestuesit apelojnë që përfaqësuesit e BE-së dhe organizmat ndërkombëtar si UNMIK, EULEX edhe KFOR dhe ambasadorët e Kuintit që të reagojnë dhe ndalojnë “gjahun në mantelat e bardhë” si edhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të reagojnë.

Ata thanë se protesta nuk është e motivuar politikisht dhe përfundoi me një minutë heshtje për punonjësit që dhanë jetën në luftën kundër virusit si dhe ata që humbën jetën gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat