Policia me Plan Operative për zgjedhjet

Lajme

Policia me Plan Operative për zgjedhjet

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se pas shpalljes së zgjedhjeve kanë hartuar një Plan Operativ.

Ai në konferencë bashkë me përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve dhe OJQ, ka garantuar se qytetarët do të jenë të sigurt në ditën e zgjedhjeve.

Sipas tij, Policia do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi për parandalimin e veprave penale.

“Lidhur me procesin zgjedhor ekziston memorandumi zgjedhor në parandalimin të gjithë atyre që bien ndesh kundër veprës penale”.

“Tani jemi në fazën përgatitore ku kemi takime me KQZ-në. Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha fazave me qëllim të sigurisë që qytetarët të shprehin vullnetin e  tyre për të votuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat