E mahnitshme: Këta janë snajperistët e FSK-së

Lajme

E mahnitshme: Këta janë snajperistët e FSK-së

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 13:39
Ushtarakët e FSK

Ushtarakët e FSK po vazhdojnë përgatitjet e tyre në fusha të ndryshme, dhe në bashkëpunim me ushtritë e ndryshme nëpër botë.

Shteti i Turqisë përveç ndihma të ndryshme në Kosovë, ka ndihmuar edhe FSK-në me trajnime dhe shkollim të personelit.

Në këtë shtet janë trajnuar edhe pilotët e parë, si dhe shumë trajnime të tjera për shumë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Trajnimi tani po bëhet edhe në përdorimin e snajperëve.

Njëri nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka shkruar se ka përfunduar me sukses trajnimin “Sniper Specializing Course” në Shkollën e Snajperëve në Ankara Turqi.

Ndryshe ushtarët e FSK në trajnimet ndërkombëtare pothuajse gjithmonë dalin më të dalluarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat