Hoxha nga Kumanova: Albin, Ilirida është me ty!

Lajme

Hoxha nga Kumanova: Albin, Ilirida është me ty!

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Nuredin Xhemaili

Zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë po ndiqen me interesim të madhe edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Shumë prej tyre që posedojnë pasaportë të Kosovës po shfrytëzojnë mundësinë që të marrëin pjesë në votime.

Njëri prej tyre është edhe Nuredin Xhemaili, një hoxhë nga Çerkezi i Kumanovës së bashku me disa bashkëvendas të tij kanë udhëtuar për në Gjilan për të votuar për Vetëvendosjen.

“U nisen kerrat varg e vi, nuk na ndal as bor as shi, O Albin krejt Ilirida ësht me ty”, ka shkruar Xhemaili në rrjetin social facebook. Nuredin Xhemaili është i burgosur politik, pasi në vitin 1988 kishte marrë pjesë demonstratat për mbrojtjen e arsimit shqip në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat