Vuçiq: Nuk hesht do ta mbrojë Kosovën

Lajme

Vuçiq: Nuk hesht do ta mbrojë Kosovën

Nga: F. B. Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:05
Aleksandër Vuçiq

Në një intervistë që po vazhdon presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fol rreth situatës së përgjithshme në Serbi, situatën pandemike dhe presionin në lidhje me çështjen e Kosovës nga fuqitë botërore, duke thënë se “nuk dua të hesht , por do të mbrojë Kosovën si di edhe si mundem”, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka potencuar se prej marrjes së pushtetit e ka mbrojtur Kosovën më mirë se të gjithë politikanët që ishin para tij dhe shtoi se do të vazhdojë ta mbrojë sa të mundet edhe sa to dijë.

Këtë deklaratë po e bënë në TV Prva, ndërkohë që përsëri ka përmendur numrin e njohjeve që ka marr Kosova, prej se ai është në udhëheqje të Serbisë sikurse edhe numrin e tërheqjes së njohjeve gjatë kësaj kohe.

Gjatë kohës së pushtetit të shkuar Kosova është njohur nga mbi 90 vende anekënd botës, ndërsa në kohën tonë jo që nuk pati njohje të reja por pati tërheqje te tyre tha ai.

"Në pushtetin e kaluar 90 e sa vende e njohën pavarësinë e Kosovës, ndërsa ata vetëm kanë heshtur, unë nuk dua të hesht dhe do të mbrojë Kosovën ashtu si mundem edhe si di” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat