Vuçiq i kundërpërgjigjet Bidenit për letrën e tij: Më telefono nëse ...

Lajme

Vuçiq i kundërpërgjigjet Bidenit për letrën e tij: Më telefono nëse ...

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për Kosovën duke thënë, se ai e mbrojti Kosovën më mirë se të gjithë politikanët para tij, teksa shtoi se do të vazhdojë edhe më tutje ta bëjë këtë.

“Gjatë qeverisjes së tyre, 90 vende njohën pavarësinë e Kosovës, ata vetëm heshtën për këtë. Unë nuk do të hesht dhe do të mbroj Kosovën siç di dhe mundem”, citohet të ketë thënë Vuçiq për TV Prva.

Vuçiq tutje foli edhe për letrën e Biden duke shtuar se ajo letër nuk duhet nënvlerësuar, pasi Biden  është një njeri shumë inteligjent.

“Ai është një udhëheqës politik serioz dhe i thekur e me përvojë. Ka gjëra që janë fakte, por nëse doni të dërgoni një mesazh politik, ju merrni telefonin dhe telefononi”, tha Vuçiq.

Vuçiq tutje deklaroi se nuk ka asnjë “non-paper” me kërkesën për njohjen e Kosovës, por ajo që ekziston dhe ato që ai pret janë “presione të rënda” dhe bashkimi i forcave të Uashingtonit dhe Brukselit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat