Maas: Ardhmëria e Ballkanit perëndimor është në BE

Lajme

Maas: Ardhmëria e Ballkanit perëndimor është në BE

Nga: F. B. Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:53
Heiko Maas

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi se në prag të vizitës së nesërme të ministrit të jashtëm serb Selakoviç në Berlin, se Evropa e bashkuar nuk përfundon në kufijtë e BE-së dhe sovraniteti strategjik i Evropës është i pakuptimtë pa ndërlidhjen e ngushtë me Ballkanin, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Maas në dy javët që vijnë do të bisedojë me Selakoviç, ministren e jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka dhe të BeH, Bisera Turkoviç, ndërsa Mihael Rot do vizitojë Podgoricën pas qëndrimit në Berlin të ministrit malazez Gjorgje Raduloviç, ka njoftuar ministria e jashtme gjermane.

Në kumtesë thuhet se “Gjermania është e sinqertë në lidhje me perspektivën e vendeve të Ballkanit për BE” dhe se “për këtë është shumë me rëndësi që krahas mbështetjes të punohet intensivisht në rrugën e reformave”.

Ministria gjermane përkujton se për rrugën evropiane që nga 2014 ekziston format shtesë i “Procesit të Berlinit” qëllimi i të cilës është ofrimi i Ballkanit me BE.

“Bëhet fjalë për hapa konkret dhe praktik si është rrjetëzimi regjional i të rinjve dhe krijimi i tregut unik regjional. Gjermania kësaj vere është nikoqir i këtij procesi dhe Berlini shpreson të marrin pjesë liderët e vendeve pjesëmarrëse”.

“Premtimi i Gjermanisë, premtimi ynë, qëndron: ardhmëria e vendeve të Ballkanit është në BE. Gjermani do mbetet partner i afërm me të gjitha vendet e Ballkanit përfshirë procesin e Berlinit. Pikërisht për këto do flasin Mas edhe Rot në takimet në dy javët që vijnë”.

Krahas kësaj në vendet e Ballkanit po qëndron edhe i dërguari special për dialog Lajçak.

“Para disa dite Departamenti i Shtetit nënvizoi mbështetjen e ShBA për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, qëllimi i të cilit është normalizimi dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen e ndërsjellë. Zgjidhja e Biden për president ofron mundësi për qasje të vendosur ndaj Ballkanit me qëllim pajtimit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë kuptim administrata e re me të drejtë pret nga Gjermania dhe Evropa përgjegjës më të madhe në fqinjësinë e vetë” thuhet në ministrinë e jashtme gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat