Studim: Në Kosovë mbi 40 % e popullates janë me çrregullime mendore

Lajme

Studim: Në Kosovë mbi 40 % e popullates janë me çrregullime mendore

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Një studim i madh epidemiologjik i kryer në Ballkan gjeti një përfshirje në çrregullimet të ndjenjave dhe ankthit përkatësisht prej 47.6% dhe 41.8%, në 648 të rritur Kosovarë (Priebe et al., 2010)

A mund të kenë shkaktuar traumat e konfliktit të para 20 viteve efekte serioze në Kosovë, sa i kushtojnë shoqërisë? A i ka ri-sjellë pandemia e Kovid 19 këto trauma? Një studim e thekson se trauma kolektive me efekte afatgjate në Kosovë e kalon 41 %, (mbi 740 000 qytetarë të Kosovës) kurse një studim tjetër tregon se është më shumë e shprehur në Kosovë se në Ruandë, ku kishte ndodhur gjenocid gjatë viteve 90-të.

Nëse vjen një person nga një vend i huaj, ska nevojë as të dal nga vetura, nëse vozitë brenda ditës p.sh. në qytetin e Prishtinës, që të përballet me sjellje të acaruara dhe agresive, të cilat në ndonjë vend tjetër thjesht nuk do të haseshin, të pakten jo në atë intenzitet. Në Kosovë poashtu ka pasur, dhe ka ende, personalitete që janë me çrregullime psikologjike, që kanë qenë apo janë në pozita të rëndësishme vendimmarrëse. Çrregullimi i stresit posttraumatik pas stresit intensiv është një rrezik qe ndikon ne ndryshime afatgjate të personalitetit, me pasoja të rënda individuale dhe sociale.

Duke qenë i angazhuar në ngritjen e kapaciteteve organizative për më shumë se 15 vite, gjatë observimeve, në vazhdimësi faktorët psikologjik dilnin dominues e që bazuar në disa studime nga bota akademike, këto çrregullime lënë pasoja serioze afatgjate. Ajo që fillimisht më ka shtyer ta kuptoj këtë problematikë, ishin disa tregues që shfaqeshin vazhdimisht, që sugjeronin se individët që kishin pasuar trauma gjatë luftës së fundit 98-99 në Kosovë, apo edhe pas saj, shprehnin mangësi në nxënie të informatave, që mund të kuptohet edhe pjesërisht si stagnim intelektual.

Një studim i madh nga Qendra Mjekësore e Universitetit Columbia Irving, tregoi se një nga simptomat më të përhapura të Çrregullimi i stresit posttraumatik nuk ndërlidhet vetëm drejtpërdrejt me emocionet: individët që vuajnë nga një çrregullim i lidhur me stresin përjetojnë vështirësi njohëse duke filluar nga humbja e kujtesës deri tek aftësia e dëmtuar për të mësuar gjëra të reja.

Një studim i madh epidemiologjik i kryer në Ballkan gjeti një përfshirje në çrregullimet të ndjenjave dhe ankthit përkatësisht prej 47.6% dhe 41.8%, në 648 të rritur Kosovarë (Priebe et al., 2010).

Dy sondazhe u kryen, një në Kosovë, 8 vjet pas luftës dhe tjetra në Ruandë, 14 vjet pas gjenocidit. Proporcionet e pjesëmarrësve që plotësuan kriteret diagnostike për Çrregullimin i stresit posttraumatik (PTSD – Post Traumatic Stress Syndrome) dhe Episodit madhor depresiv (Ang. MDE -Major Depressive Episode) ishin 33.0% në Kosovë dhe 31.0% në Ruandë. PTSD-ja dhe MDE-ja e shoqëruar ishin të shoqëruara me ulje të rezultateve të shëndetit mendor dhe fizik në të dy mjediset, por ky studim e cek se efektet ishin dukshëm më të mëdha në Kosovë sesa në Ruandë.

Më e keqja është se në Kosovë, për më shumë se 20 vite askush nga faktorët vendorë nuk janë marrë me këtë problem serioz të shëndetit mendor, që ka lënë pasoja si të natyrës psikologjike poashtu edhe të asaj edukative. Siç duket, edhe hulumtimet lidhur me çrregullimet e stresit posttraumatik që ishin bërë në Kosovë, me qëllim apo jo, nuk e kishin marrë jehonën e nevojshme. Mund të ketë qenë ndonjë prapavijë politike që ta ketë ndaluar, për te mos krijuar panik kolektiv, që do të mund ta acaronte një qetësi të domosdoshme të pas luftës, të fuqizuar nga vetë faktori ndërkombetar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat