Vuçiq: Nuk ka non paper për Kosovën, por as negociata për kompromis

Lajme

Vuçiq: Nuk ka non paper për Kosovën, por as negociata për kompromis

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:41
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasë biseda të mira me të Dërguarin Special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe Emisarin e BE-së për Dialog Miroslav Lajçak duke thënë se ata nuk kanë ofruar asnjë non paper për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Nuk ka asnjë non paper. Esenca është që Palmer nuk e fsheh se po kërkojnë njohje reciproke në përputhje me atë që ka shkruar presidenti amerikan Joe Biden.

BE po kërkon normalizim të marrëdhënieve, gjë të cilën e ka shpjeguar Lajçak.

Ne po kërkojmë kompromis dhe nuk jam i sigurt nëse shqiptarët janë gati për kompromis”, ka thënë Vuçiq në RTS.

***

Non paper është një term i përdorur në diplomaci për t’iu referuar një letre që nuk përmban simbole zyrtare të një shteti ose vulën e një qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat