Konjufca uron besimtarët myslimanë muajin e Ramazanit

Lajme

Konjufca uron besimtarët myslimanë muajin e Ramazanit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:58
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, duke i uruar besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që Muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islam dhe gjithë secilin që beson në vlerat njerëzore”, ka thënë Konjufca.

Më tej në urimin e tij, Glauk Konjufca ka shtuar se “të gjithë ne jemi të bashkuar për ta fituar betejën me Covid-19 dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë, vend ku humanizmi është vlerë mbizotëruese”.

“Të gjithë myslimanëve ua uroj Muajin e Ramazanit dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të shenjtë.

Agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat