Iftari në shtëpinë luksoze të Behgjet Pacollit

Lajme

Iftari në shtëpinë luksoze të Behgjet Pacollit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:43
Behgjet Pacolli

Në një rrëfim për jetën e tij, Behgjet Pacolli ka treguar se agjërimin e kishte nisur qysh si fëmijë.

Edhe sot, ai vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj muajit të Ramazanit.

Pacolli ka mirëpritur ekipin e “#Gjesi”-t në një iftar në shtëpinë e tij.

Përveç tjerash, Pacolli ka treguar se në cilën moshë ka filluar agjërimin.

Nga shtëpia e tij, politikani Behgjet Pacolli e ka komentuar deklaratën e shumë përfolur të hoxhë Shefqet Krasniqit, se kuzhina është për gra, e oda për burra.  

Pacolli tha se Krasniqi nuk e ka bërë me qëllim këtë deklaratë.

Po ashtu, ai ka dhënë detaje të tjera nga rrëfimi personal, këto mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat