Weber i ripërsëritë Serbisë dhe ia përmend letrat e Bidenit dhe seketarit Blinken: Marrëveshja përfundon me njohjen e Kosovës

Lajme

Weber i ripërsëritë Serbisë dhe ia përmend letrat e Bidenit dhe seketarit Blinken: Marrëveshja përfundon me njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 26 prill 2021 Në ora: 13:11
Bodo Weber

Anëtari i Këshillit për demokratizim politik nga Berlini, Bodo Weber ka deklaruar për “Kosovo-online” se nuk është i sigurt nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefi i diplomacisë gjermane Hajko Maas kanë menduar njëjtë kur folën për rishikimin e dialogut mes palëve, transmeton “Bota Sot”.

Weber përkujton se ai personalisht është për rishikim të bisedimeve, sepse sipas tij dialogu për marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese që u udhëheq në vitin 2017 nuk ka shkuar kah ky qëllim, ndërkohë që vizitën e Maas e konsideron shumë të rëndësishme, që u dashtë të bëhet edhe më herët.

Lidhur me vazhdimin e dialogut dhe konstatimin e Maas se nuk “ka nevojë për rishikim të dialogut”, Weber vlerësoi se bisedimet e 2017 kanë shtyrë dialogun “në ide të rrezikshme të shkëmbimit të territorit”, për pak të shpien në katastrofë, prandaj ai mbështet kthimin e dialogut në kuadër fillestar.

"Secili fillim i vërtetë i bisedimeve duhet të niset nga kuadri i përcaktuar qartë i parimeve nga ana e BE dhe ShBA, kthimi në parime që kanë mundësuar përparim në dialogun politik nga 2012-2014. Letra e Biden dhe sekretarit amerikan Blinken, por edhe vizita e ministrit Maas nënvizojnë se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë pranimi i Kosovës nga Serbia, që janë hap për rishikimin e vërtetë”, pohon Weber.

Por kjo nuk mjafton, "Besoj se është e nevojshme deklarata e përbashkët apo letra e presidentit amerikan Biden dhe kancelares Merjek, ndoshta edhe presidentit Makron ku definohet qartë kuadri i bisedimeve” tha Veber.

Ai tha se pjesërisht pajtohet me Maas se “tash është momenti për vazhdimin e dialogut”.

"Është edhe nuk është momenti, koha e tashme para shkuarjes së Merkel nga skena politike, natyrisht është momenti për orientim të dialogut në rrugën e vërtetë. Nuk duhet përsëri të bihet në kurth me zgjidhje të përkohshme si mjet për ikjen e bisedimeve. Por për bisedime të vërteta nga ana e Be duhen përmbushur disa kushte, së pari raportet me Francën dhe Makron”, tha ai.

Kjo për shkak të minimit të perspektivës së zgjerimit dhe anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit perëndimore, gjë që duhet të ndalet sepse pa një perspektivë të tillë nuk ka marrëveshje.

"Së dyti me bllokimin popullist i liberalizimit të vizave për Kosovën deri në zgjedhjet presidenciale 2022, Makron vret kredibilitetin e BE-së në Kosovë. Sikur të isha në qeveri , unë nuk do hyja në bisedime pa ndryshim të politikës së Makron. Kjo natyrisht nuk vlen për Serbinë dhe Vuçiq -  atij i konvenon minimi i perspektivës për BE dhe ikja nga marrëveshja me Kosovën", vlerëson Weber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat