“Non-paperi”/ Daçiq dhe Grubijeshiç: U ngrit pluhur rreth Bosnjës e askush nuk përmend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Lajme

“Non-paperi”/ Daçiq dhe Grubijeshiç: U ngrit pluhur rreth Bosnjës e askush nuk përmend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Nga: F.B Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:54
Ivica Daçiq

Vazhdon diskutimi i opinionit publik dhe politikanëve në vende e Ballkanit rreth dokumentit jo formal që u publikua në media, që ka të bëjë me të ardhmen, kush e shkroi, çka synohet të arrihet, nëse ai është më i mirë për serbët se plani i Ahtisarit dhe a është fillimi i presionit që pritet, lidhur me këto në emisionin e “TV Kurir” kanë fol kreu i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq dhe nënkryetarja e Qendrës për politikë të jashtme Suzana Grubijeshiç, transmeton “Bota Sot”.

"Gjatë jetës kam parë shumë letra të këtilla, prandaj duhet të befasohemi shumë. Vetë emërtimi tregon se ashtu quhen që të mund të demantohen”, ka thënë Daçiq:

"Është e saktë se kjo që është propozuar është më e mirë se plani Ahtisari, por problemi është se nënkuptohet pranimi i Kosovës. Nuk mendoj se nga kjo letër mund të realizohet ndonjë gjë, kjo është vetëm testim i matjes së opinionit si do reagojë”, tha ai.

Daçiq ka shtuar se "U ngrit pluhur rreth ekzistimit të BeH dhe bashkimit zë Serbisë me Srpska, por askush nuk përmend se mund të formohet unioni mes Kosovës edhe Shqipërisë”.

"Mendoj se gjithë kësaj po i kushtojmë vëmendje të tepruar”, u shpreh Daçiq.

"Fakt është se 5 anëtare të BE-së ende nuk e pranojnë Kosovën. Kështu që pajtohem me Daçiq, kemi parë edhe më herët letra të tilla jo formale “non-pejper” dhe disa prej tyre kanë qenë lidhur me Kosovën”, tha Suzana Grubjeshiç.

"Ne në një farë mënyre kemi njohur shkrimin e holandezes  Angeline Ajhorst, por nuk kemi dëshmi për këtë. Nëse shikohet dhe njihet puna e saj, ka shumë logjik, por nuk do të thotë se është e saktë dhe është punë e saj”, shtoi ajo.

Më pas ajo duke u mahitur, ka shtuar se nëse në ndërkohë nuk del askush të marr autorësinë e kësaj letre "Ja , unë do të them se unë e kam shkruar”.

"Ka shumë persona që do të mund të shkruanin këtë letër. Gjermania edhe Franca po përmenden në kontestin e autorit pasi konsiderohet se këto dy shtet mund të marrin iniciativën për dialog. Është e mundshme të përgatiten platforma për presion në njërën nga palët në dialog. Ne jemi në situatë që nuk mund të vazhdojmë dialogun në Bruksel e le që të arrijmë te temat”, tha Daçiq.

"Autonomi për veriun është gjithsesi më mirë krahasuar me planin Ahtisari, por nuk është aspak e mirë ajo që pason. Edhe termini është problem – shkurti 2022, gjithsesi nuk është real. Vendosja e afateve artificiale është treguar përherë kundër produktiv. Kam lecuar vlerësimin e politikanëve të Kosovës, ata thonë se ky “non-pejper” shumë i mirë për Serbinë dhe këshillohet pushteti në Kosovë të refuzohet. Ky dokument shumë shpejtë do të lihet anash”, vlerësoi Grubjeshiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat