Serbia çohet në këmbë për hapjen e kampit ushtarak në Kosovë

Lajme

Serbia çohet në këmbë për hapjen e kampit ushtarak në Kosovë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Paralajmërimi i ministrit të jashtëm kroat për hapjen e një kampi ushtarak kroat në Kosovë ka çuar në këmbë liderët politikë në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Hapja e një kampi ushtarak kroat në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta nga politikanët serbë, përfshirë edhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili së fundmi tha se “Kroacia me hapjen e kampit ushtarak në Kosovë po dëshiron ta poshtrojë Serbinë”.

Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman ka njoftuar, gjatë vizitës në Kosovë se Kroacia do ta ndërtojë një kamp ushtarak në Kosovë, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi.

Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon dhe veprimet nga Kroacia, sipas Vuçiq, nuk janë shprehje e respektit për Republikën e Serbisë.

Edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “siguria në rajon do të rritet nëse edhe Rusia krijon një kamp ushtarak në Kosovë”.

Ai komentoi raportimet se “Kroacia pretendon të hap një kamp ushtarak në Kosovë për shkak të sigurisë më të madhe” dhe shtoi se kjo nuk e rrit sigurinë, por cenon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Reagime ka pasur edhe nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simic.

Simic, ka thënë se serbët e Kosovës ndihen më të rrezikuar se më parë, nëse hapja e kampit ushtarak kroat është gjë e vërtetë.

“Njoftimi për hapjen e bazës ushtarake e bën popullin serb të ndjehet më i kërcënuar sesa ishte dy ditë më parë,” tha Simiç, duke theksuar se ai nuk mund ta quante lajmin një provokim por një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen, ndër të tjera sepse kishte të bënte me ardhjen e forcave. të cilat i pësoi populli serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat