Sa xhami ka Kosova, flasin nga BIK-u

Lajme

Sa xhami ka Kosova, flasin nga BIK-u

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Xhamia është një vend në të cilin mblidhen besimtarët mysliman për lutje, për të studiuar dhe për të kryer ritet e tyre fetare. Fjala arabe për xhami, “mesxhid”, do të thotë “vend i sexhdes”. Xhamia e parë ishte shtëpia e Profetit Muhamed në Medine në Arabinë Saudite, një shtëpi e shekullit VII.

Mirëpo se sa xhamia i ka Kosova, tregon Fatmir Ilijazi nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Iliazi thotë se Kosova ka rreth 830 xhami, numër ky i cili përfshinë të gjitha xhamitë edhe ato funksional edhe ato që janë duke u rindërtuar apo ndërtuar.

“Numri i përgjithshëm i objekteve fetare në Kosovë është 830 përafërsisht. Them përafërsisht për arsye se nuk i kam statistikat e tremujorit të parë akoma. Në këtë numër të objekteve fetare bëjnë pjesë xhamitë funksionale/aktive, si dhe xhamitë që janë duke u ndërtuar nga themeli apo që janë duke u rindërtuar. Gjithashtu janë të përfshira edhe xhamitë që janë pasive për shkak të shkallës së lartë të dëmtimit nga vjetërsia, apo për shkak të zbrazjes së fshatit nga banorët”, tha Ilijazi.

Sipas të dhënave nga Bashkësia Islame, Prizreni është qyteti me më së shumti xhami, gjithsej 98, pas tij renditet qyteti i Ferizajt me 54 xhami, e më pas Podujeva me 51, e Gjilani me 50.

Prishtina ka gjithsej 49 xhami funksional dhe xhami që janë duke u ndërtuar nga themeli apo duke u rindërtuar.

Ndërsa qyteti me më së paku xhami është Klina me gjithsej 7, Hani i Elezit me 11 xhami, Fushë Kosova dhe Istogu kanë nga 15 xhami.

Numri i xhamive në qytetet e tjera është Vushtrria 45, Dragashi 44, Gjakova 39, Vitia 38, Lipjani 35, Mitrovica 33, Kamenica 32, Peja 29, Rahoveci 25, Suhareka 24, Malisheva 21, Obiliqi 20, Deçani 20, Skenderaj 19, Kaçaniku19,  Drenasi 18 dhe Shtime me 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat