Kërcënohet me jetë kreu i Institutit për çështje evropiane

Lajme

Kërcënohet me jetë kreu i Institutit për çështje evropiane

Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:08
Naim Leo Beshiri

Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri, është kërcënuar me jetë nga një faqe në ‘Facebook’ që supozohet të jetë e ultra-nacionalistëve serbë, duke u akuzuar për lobim të të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri, është kërcënuar me jetë nga një faqe në ‘Facebook’ që supozohet të jetë e ultra-nacionalistëve serbë, duke u akuzuar për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”.

Një muaj pas një sulmi të organizuar ndaj Beshirit nga anëtarët e Partisë Radikale Serbe, të cilin djali i biri i Vojsllav Sheshelit e quajti “sulm të pa planifikuar”, ai u vu përsëri në shënjestër të nacionalistëve vendas dhe militantëve të partisë serbe në pushtet, raporton Nova.

Në një postim me gjuhë të ashpër në këtë faqe në Facebook, e cila ndjeket nga më shumë se tridhjetë mijë njerëz, Beshiri akuzohet se ka punuar kundër shtetit të Serbisë.

Për shkak të kësaj, ai mori kërcënime me vdekje në mesazhet e tij. Siç shkroi kreu i Institutit në Twitter, ai nuk ndihet i sigurt.

“E vetmja gjë që është e vërtetë në lidhje me këtë marrëzi është se unë jam drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane. Disa shkruajnë gënjeshtra me qëllim të përhapjes së urrejtjes dhe nacionalizmit, nuk i verifikojnë ato. Si pasojë, unë marr mesazhe me përmbajtje të bashkangjitur [kërcënime dhe ofendime]. Dhe pastaj, s’kam si të ndihem i sigurt”, ka shkruar Beshiri.

Naim Leo Besiri njihet ndryshe si një kritik i vazhdueshëm i qeverisë serbe. Ai më parë ishte etiketuar nga anëtarët e Partisë Progresive Serbe, si dhe nga anëtarët e Partisë Radikale Serbe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat