Kështu i ishin përgjigjur Clinton dhe Lavrov gazetarit shqiptar për Kosovën, në samitin botëror të vitit 2009 SHBA–Rusi

Lajme

Kështu i ishin përgjigjur Clinton dhe Lavrov gazetarit shqiptar për Kosovën, në samitin botëror të vitit 2009 SHBA–Rusi

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:38
Hillary Clinton dhe gazetari Maliqi

Sekretarja e atëhershme  amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e tyre të parë zyrtar (07.03.2009) të premten mbrëma në Gjenevë, kanë paraqitur qëndrime të kundërta rreth Kosovës duke ju përgjigjur pyetjes se gazetarit ndërkombëtar ne Gjenevë Nefail Maliqit, kanë shkruar mediat e Tiranës dhe Prishtinës në vitin 2009, transmeton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Pas takimit, Clinton ka thënë se ka uruar liderët e Kosovës me rastin e njëvjetorit të pavarësisë, ndërsa Lavrov ka përsëritur frazën tashmë të njohur ruse se, pavarësia e Kosovës paraqet “rrezik” për Ballkanin.

Pyetjes se gazetarit shqiptar në Gjenevë, Nefail Maliqit shtruar shefes së diplomacisë amerikane për situatën aktuale në Kosovë, zonja Clinton është përgjigjur se “SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën, ndërsa Lavrov është shprehur se pavarësia e Kosovës shkel rezolutën valide të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe ka shfaqur shpresën se situata në Ballkan mund të stabilizohet…”

Kurse pyetjes në vijim të gazetarit shqiptar ne Gjenevë shtruar shefit të diplomacisë ruse se kur do jetë e gatshme Rusia ta njoh pavarësinë e Kosovës, Lavrov  është përgjigjur se “çështja e Kosovës paraqet një nga mospajtimet serioze mes Rusisë dhe SHBA-ve, Clinton ka thënë se, një prej dallimeve kryesore mes dy vendeve është qëndrimi që kanë ndaj Gjeorgjisë.”

Gjatë ditës Clinton është takuar edhe me shefin e diplomacisë çeke, Karel Schëarzenberg, vend që aktualisht kryeson me BE-në. Edhe pas këtij takimi Clinton ndër të tjera ka folur për Kosovën, ku ka potencuar se SHBA-të mbështesin misionet e reja të BE-së, siç është ai në Kosovë, ku SHBA-të për herë të parë marrin pjesë në kuadër dhe nën drejtimin e politikës evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat