Thirrja urgjente e Labinot Tahirit

Lajme

Thirrja urgjente e Labinot Tahirit

Nga: N.Sh. Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:13
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri ka bërë një thirrje urgjente për kaçanikasit.

Gjatë ditës së djeshme Labi ishte në një aksion ku po mbledh paratë për të blerë një banësë për një nënë dhe vajzën e saj e cila ka mbetur rrugëve.

Tashëm Labit i duhen edhe 8 mijë euro për të kompletuar aksionin e tij.

Ai ka kërkuar nga bizneset në Kaçanik që të kryejnë këtë aksion, pra ta ndihmojnë në grumbullimin edhe të 8 mijë erurove dhe të blejnë banesën e re.

Postimi i plotë:

??❤️Mirëmengjesi Kaçaniku dhe të dashur qytetarë!

Urgjente!

Ju lutem, që të kontriboni ne vlerë edhe 8.000€ për të ia siguruar banesen kësaj loke me vajzen e saj, e cila qe 3 jave është nëpër koridore të banesave duke fjetur!

Unë nuk e njoh, dhe mua me duhet vetem të kryej punet para Zotit dhe popullatës.

Pra, i lus bizneset e Kaçanikut që te dalin nē ora 10:00 aty ku isha dje dhe ta kryejm ketë aksion, ku do të qëndrojë deri ora 14:00 pershkak se i kam mbremjet e mia.

Zoti ju bekoftë e ta bejme edhe këtë mrekulli për familjen nga Kaçaniku.

Labi Kosovë e Shqipërisë????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat