Mediet serbe përsëri politizojnë rastin e Dragica Gashiç

Lajme

Mediet serbe përsëri politizojnë rastin e Dragica Gashiç

Nga: F.B Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:27
Dragica Gashiç

“Dëshira ime e vetme ishte kthimi aty ku kam jetuar dhe kam lindur dy fëmijët dhe këtë e kam bërë”, ka thënë Drgica Gashiç, shkruan “Novosti”, që shton se përkundër sulmeve nga shqiptarët ajo është e vendosur të qëndrojë, ndonëse as ushqim nuk e lënë të blejë, transmeton “Bota sot”.

Policia rri pa derës së saj 24 orë dhe ditëve të fundit nuk kam pas asnjë telashe, sidoqoftë unë kam vendos të qëndrojë le të ndodhë çka të ndodhë, kështu shprehet e kthyera e parë në Gjakovë, që ditët t para ishte cak i sulmeve nga shqiptarët, shkruan gazeta serbe.

Përveç që i kanë hedhur gur, i kanë bërë zhurmë në derë dhe i kanë ngjitur afishe të grave të prera, nuk i kanë lejuar as të furnizohet në marketin afër ndërtesës së banimit.

“Aktualisht jam ka furnizohem në Klinë me artikuj të domosdoshëm ushqimor, me mjetet e dhuruara nga zyra (e ashtuquajtur) e Kosovës ka thënë Dragica për “Novosti”.

Shoqëria thotë ajo i bënë miku Vuksan Gojkoviç, që disa herë i janë shpërthyer gomat nga shqiptarët për ndihmën që ia ofron Dragicës, ai shpreh vendosmërinë për të ndihmuar kthimin e saj.

“Dëshira e vetme ishte kthimi dhe ia dola, kurrë nuk kam bërë asgjë askujt, andaj mendoj se nuk duhet të i pengoj vendimi im për kthim” tha Gashiç, që shpreh vendosmërinë për të mbetur këtu.

Novosti shkruan se në komunën e Gjakovës në vitin 1999, kanë jetuar 12 mijë e 500 serbë, ndërsa sot tri murgesha dhe Dragica janë serbët e vetme në këtë qytet, ku shqiptarët kanë tentuar të fshijnë të gjitha gjurmët serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat