​Siguria në trafik, Policia e Kosovës shqipton 146 fletëparaqitje për kundërvajtje

Lajme

​Siguria në trafik, Policia e Kosovës shqipton 146 fletëparaqitje për kundërvajtje

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Në kuadër të ngritjes së aktiviteteve në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës

nga data 5 gusht ka filluar me zbatimin e planit operativ kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve.

Në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe numri i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve.

Gjatë kontrollit të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, policia ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën 5-15 gusht ka shqiptuar 146 fletëparaqitje për kundërvajtje.

Gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht mjetet e transportit publik të udhëtarëve - transporti me autobusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat