Guvernatorja e Serbisë fyen popullin serb dhe mbron Vuçiqin

Lajme

Guvernatorja e Serbisë fyen popullin serb dhe mbron Vuçiqin

Nga: N.Sh Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:39
Aleksandër Vuçiq

Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviç duke iu drejtuar deputetëve në Kuvendin e Serbisë, rëndë ka fyer popullin serb dhe të gjithë qytetarët e Serbisë duke deklaruar se nuk janë të denjë për Vuçiqin, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Për këtë flet ajo që disa deputetë tentuan ta kontestojnë, “unë kam pyetur atë që është njeri që nuk mund të përllogaritet për trimëri me asnjë president deri tash”.

“Shpesh i them ‘Aleksandar a janë të denjë ky popull për ty’”, ka thënë ajo duke i bërë lajka atij që e bëri guvernatore dhe duk pështyrë në fytyrë popullit të Serbisë.

Një raport i tillë i Tabakoviç ndaj popullit të saj edhe nuk habit, nëse merret parasysh paga astronomike prek gjysmë milioni dinarë që merr ajo nga banka popullore dhe që përçmon ata që nuk janë në nivelin e saj dhe zotërisë së vetë nga “Kurora e Andriçit”.

U mësua, shkruan gazeta, që Jorgovanka të jetë përherë të jetë në “grazhdin e shtetit”, dhe ardhjen e dytë në pushtet dëshiron ta shfrytëzojë, si kemi mësuar nga Enti i sigurimeve republikane kohë më parë i ka siguar automjet zyrtar vajzës së saj Milenadhe, ashtu që dy herë në javë të vjen nga Novi Sadi në Beograd në ligjërata.

Nëse duhet besuar shefit të parë të saj, Sheshel që mirë e di edhe e njeh, ajo i ka blerë vajzës banesë në Romë, ndërsa dhëndëri i saj Nebojsha Sekicki është emëruar sekretar në ambasadën e Serbisë në Romë dhe merr pagën 4 mijë e 500 euro.

Sheshel ka fol edhe për banesën e saj në Novi Sad me 144 metra katror, që duhet ta paguajë për 40 vjet, por tash 12 vjet nuk ka paguar asnjë cent, pasi Telekom ku është e punësuar e ka marr përsipër borxhin e saj prej 78 mijë euro.

Mediet thonë se edhe doktoratura e saj është marr 20 për qind nga citimet e teksteve tjera, ajo ka diplomuar në Universitetin në Kamenicë të Sremit , ku ka diplomuar edhe Tomislav Nikoliç, e mentor e kishte kreun e këshillit ekonomik të SNS Milenko Gjeletoviç.

Kur merren të gjitha këto parasysh, nuk habit sjellja e Tabakoviç ndaj popullit të saj, që nuk arriti nivelin e tij dhe nuk kupton politikën në dobi të kapitalit, investuesve të huaj shkatërrimin e ekonomisë vendore që realizon së bashku me zotërinë e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat