Kojen: Për SHBA, Kosova është e pavarur, por nuk do ia imponoj Serbisë njohjen

Lajme

Kojen: Për SHBA, Kosova është e pavarur, por nuk do ia imponoj Serbisë njohjen

Nga: F.B Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:01
Leon Kojen

Disi çdo gjë u përputh – sapo Biden ndërroi Trampin në krye të SHBA-ve, u rrëzua marrëveshja e Uashingtonit për Kosovën, Mali i Zi miratoi rezolutën për Srebrenicën, Incko imponoi ligjin që dënon mohimin e gjenocidit, ndërsa Ballkani është përsëri në fokus, e të gjitha këto kriza të hapura janë me rëndësi kombëtare për Serbinë, shkruan “Sputnjik” transmeton “Bota Sot”.

A janë të gjitha këto fronte politike rezultat i ndryshimit të pushtetit në SHBA, apo janë besime të kota se Tramp do kishte qëndrim tjetër për çështjet që për Serbinë janë kyçe.

Duke bërë një pasqyrim të angazhimit, i dërguari special i Tramp për dialogun Grenell, tha se Tramp kishte vizion normalizimin e raporteve ekonomike të Kosovës edhe Serbisë, dhe ai besonte se strategjia që drejtohej nga BE nuk po jep rezultate.

Profesori i Fakultetit Filozofik dhe anëtari i ekipit negociator të Serbisë, Leon Kojen thotë se kur Grenell thotë se është dështim historik lënia e Ballkanit në agjendën e BE, ai flet nga këndvështrimi i tij, sepse nuk është e vërtetë se në kohën e Tramp Ballkani, Serbia edhe Kosova ishin në fokusin e politikës së jashtme amerikane.

Marrëveshja e Uashingtonit që arriti në rrugë pa krye, ishte vetëm hap momental i SHBA-ve që duhej të jepte rezultate në zgjedhjet presidenciale, së dyti nuk mendon se administrata aktuale e ka lënë Ballkanin, Serbinë edhe Kosovën BE-së.

"Kjo nuk është karakteristikë amerikane, e më së paku për elitën, që me kthimin e Biden pritën veprime dhe angazhim në Kosovë si në kohën e Klintonit, dhe nuk besoj se lënë të ju ik nga dora kjo çështje. Por, aktualisht ata nuk duan të ndryshojnë status quon” tha Kojen.

"Ajo që është me rëndësi për ne dhe specifike mes administratave, nuk besoj se mund të ketë dallime shumë të mëdha në raport me Ballkanin, Serbinë duke përfshirë edhe Kosovën. SHBA dhe BE nuk do ndryshojnë dhe nuk do të heqin dorë nga qëndrimi gjeneral se pavarësia e Kosovës është çështje e kryer” është kategorik shtoi Kojen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat