Ish-ministri i Jashtëm ‘godet’ rëndë Ramën: Po bën një politikë të ulët pro serbe

Lajme

Ish-ministri i Jashtëm ‘godet’ rëndë Ramën: Po bën një politikë të ulët pro serbe

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 22:39
Edi Rama

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi shprehet kundër projektit Open Balkan duke e cilësuar atë si iniciativë pro Vuçiç.

“Rama po bën një politikë të ulët pro serbe”, tha ai duke shtuar se Shqipëria nuk ka të drejtë të negociojë në emër të Kosovës.

Ish-ministri deklaroi se “deri në 2013, Shqipëria ka pasur linjë të qartë për marrëdhëniet me Kosovën” duke mbajtur qëndrimin se është Prishtina të negocion.

Por, sipas Bumçit “Rama ndërtoi politikën që pajtimin shqiptaro-serb e bëj unë dhe anashkaloi Prishtinën”.

Kjo shtoi ai kuptohet qartë dhe nga kundërshtimi që i bëri këtij plani edhe Hashim Thaçi që ishte një nga aleatët më të afërt të Ramës.

“A ishte z. Thaçi një nga aleatët më të afërt të z. Rama. Ishte ai që tha që pajtimi nuk arrihet nga Tirana por nga Prishtina. Serbët kanë dashur përherë ta anashkalojnë Prishtinë dhe të negociojnë me Tiranën. Të gjithë dolën kundër kësaj që po bënte Rama sepse shkeli vijat e kuqe”, tha Bumçi.

Sipas tij Open Balkan është projekti për të mbajtur Vuçiç “djali i mirë i Ballkanit” dhe krijon kushtet për një Serbi të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat