Bytyçi paralajmëron Driton Kukën: Kur ta kuptosh ti hilen e Edi Ramës do ketë marrë fund gjithçka!

Lajme

Bytyçi paralajmëron Driton Kukën: Kur ta kuptosh ti hilen e Edi Ramës do ketë marrë fund gjithçka!

Nga: A.M Më: 19 shtator 2021 Në ora: 15:35
Driton Kuka

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, e ka cilësuar si një lajm të shkëlqyeshëm vendimin e Qeverisë Rama 3, për përfshirjen e xhudisteve olimpike Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Frocat e Armatosura Shqiptare.

Ndaj trajnerit Kuka, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi i cili u shpreh se deri ta kupton ai hilen e Ramës, do të marrë fund gjithçka.

“Kur ta kuptosh ti hilen e Edi Ramës do ketë marrë fund gjithçka!

Nora e Distria do të shpallin se përfaqësojnë Shqipërinë e do kenë tradhtuar Kosovën! Nuk duron Edi Rama famën e Kosovës! Rama dhe Vuçiç tmerrohen nga suksesi i Kosovës!”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Eeeee, o Driton Kuka!

Kur ta kuptosh ti hilen e Edi Ramës do ketë marrë fund gjithçka!

Nora e Distria do të shpallin se përfaqësojnë Shqipërinë e do kenë tradhtuar Kosovën! Nuk duron Edi Rama famën e Kosovës! Rama dhe Vuçiç tmerrohen nga suksesi i Kosovës!

Pas vilës Dua Lipës do i japin pasaportë shqiptare dhe do paguajnë që ta quajnë këngëtare nga Shqipëria! Qëllimi është që emrin Kosovë ta zevendësojnë me emrin Kosovo-Metohi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat