Aksioni në veri/ Kërcenon Dodik: Do të hakmerremi

Lajme

Aksioni në veri/ Kërcenon Dodik: Do të hakmerremi

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 17:01
Milorad Dodik

Kreu i Republika Srpska-s dhe anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar nga Banja Luka, se ajo që ndodhi në Jarinje nuk është një vendim thjesht i Kosovës, por i SHBA-së dhe Gjermanisë.

Siç bën të ditur ‘Sputnik’, Dodik tha se “shakatë në Jarinje’ u dakorduan me disa përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. ‘U nënshkrua marrëveshja e Brukselit, e cila nuk respektohet atje. Unë them kjo po ndodh në kontekstin e paralelit midis asaj situate dhe asaj këtu në BiH. Ata duan ta bëjnë Kosovën një shtet të pavarur, ata inkurajojnë shqiptarët ta bëjnë këtë, por ne do t’I përgjigjemi. Shqiptarëve u thuhet ecni përpara e mos e çani kokë për serbët dhe Asocacionin e Komunave të tyre. Ne i kemi mbijetuar të gjithë presioneve, e këtu ata nuk arritën dot ta integrojnë Bosnje e Hercegovinën. E nuk do ta bëjnë kurrë’. 

Duket se kemi të bëjmë me një qëndrim të përgatitur, ku Serbia kërkon një koncension të madh, jo në Kosovë kësaj here, por në veri të saj në Bosnje, në lidhje me çështjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka kërkuar nga Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi që ai mori për targat, duke kërcënuar se kjo do të ishte “një zgjidhje e artë” për shqiptarët…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat