Edhe Rusia ‘është’ e shqetësuar me ‘ashpërsimin e situatës në Kosovë’

Lajme

Edhe Rusia ‘është’ e shqetësuar me ‘ashpërsimin e situatës në Kosovë’

Nga: F. B Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:20
Policia e Kosovës

Ministria e jashtme ruse, është e shqetësuar për “shkak të ashpërsimit të situatës në Kosovë dhe konsideron se veprimet e qeverisës së shqiptarëve të Kosovës janë provokim qëllimi i të cilave  nxjerrja e serbëve nga krahina autonome”, shkruan “Sputnjik”, transmeton “Bota sot”.

Jemi shumë të shqetësuar me ashpërsimin e situatës në regjionet veriore serbe të krahinës autonome të Kosovës... Në thelb, bëhet fjalë për përpjekjen e shqiptarëve lokalë të marrin hapësirat e krahinave të banuara me serb dhe atje të vendosin kontrollin e vetë. Këta hapa i konsiderojmë si provokim qëllimi i të cilave është vazhdimi i spastrimit etnik dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”, thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse.

Ministria ruse po ashtu ka ftuar autoritetet e shqiptarëve të Kosovës që urgjentisht të tërheqin njësitë policore nga pjesa veriore e krahinës, të ndalojnë sabotimin dhe seriozisht të i përkushtohen detyrave për zgjidhjen e situatës.

Presim që mbështetësit amerikan edhe evropian të Prishtinës përfundimisht të kenë efekt kthjellues në mbrojtësit e tyre dhe të evitohet skenari shkatërrues që kërcënon të gjithë regjionin”, thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat