“Je ikonë e modës”, ja çfarë i tha Rama studentes nga Kosova që e komplimentoi

Lajme

“Je ikonë e modës”, ja çfarë i tha Rama studentes nga Kosova që e komplimentoi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:28
Edi Rama dhe studentja

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, i pari i qeverisë shqiptare Edi Rama, ka zhvilluar vizita të ndryshme, ndër to edhe në Universitetin e Prishtinës, me ç’rast i është përgjigjur pyetjeve të studentëve. Por nga një studente Rama ka marrë komplimente për dukjen.

Një prej studenteve që ishte e pranishme në takim e mori fjalën pavarësisht se nuk kishte ndonjë pyetje për t’i bërë, por thjesht për t’i thënë se Rama është “ikonë e modës”.

Kryeministri u shpreh modest kur tha se ata që atyre që nuk i ka dhënë shumë Zoti dhe natyra rregullohen më shumë se përndryshe nuk do kishte nevojë.

“Vjen nga halli kjo, megjithatë faleminderit”, i tha Rama vajzës që e komplimentoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat