Vuçiq: Sikur të dëgjonim çfarë flet eurodeputetja Viola Von Cramon moti...

Lajme

Vuçiq: Sikur të dëgjonim çfarë flet eurodeputetja Viola Von Cramon moti...

Nga: F.B Më: 23 tetor 2021 Në ora: 21:59
Aleksander Vuqiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar sonte se “Sikur të dëgjonim çka koret fol eurodeputetja Viola Von Cramon, moti ishim var, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë Vuçiq e ka bërë pas takimin me anëtarin serb të kryesisë së BeH Dodik në pyetjen se shumëkujt i pengon Serbia e fuqishme.

“Serbia po iu pengon shumëkujt për shkak të rritjes së forcës së saj ekonomike, por edhe për shkakun se Ushtria e Serbisë nuk është më e dobët si ishte” tha Vuçiq.

“Paqja është ajo që na sjell fuqi dhe kontribuon në zhvillim, ajo që flasin eurodeputetët...Kur do të dëgjonim çka flet Kramon moti ishim var. Të tjerët vetëm nga këta ‘agjendës së gjelbër’ të jetojnë, të tjerët duhet të kërcejmë në Danub nën akull apo mos të dimë çfarë të bëjmë me vete. Ndërsa Kosova do ishte fjalë e ndaluar në Serbi. Ata kanë interesat e veta, ne kemi tonat, le të bëjnë ata punët e veta, ndërsa ne do bëjmë politikë përgjegjëse por do ju kundërvihemi zë gjithëve që duan të na heqin të drejtën që në mënyrë të pavarur të marrim vendime” tha Vuçiq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat