Serbët në veri të shqetësuar: Shqiptarët çështjen serbe duan ta zgjidhin sipas modelit ustash

Lajme

Serbët në veri të shqetësuar: Shqiptarët çështjen serbe duan ta zgjidhin sipas modelit ustash

Nga: F.B Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:53
Ilustrim

Me marrjen e trafo-stacionit në Vallaç edhe ashtu gjendja e rëndë e serbëve do bëhet e padurueshme, por do niste edhe spastrimi etnik, u shpreh doktori Milan Ivanoviç.

“Nëse shqiptarët realizojnë qëllimet e tyre të ferrit që me 6 nëntor të marrin kontrollin në Vallaç, kjo do të ishte katastrofë për serbët”, thonë bisedues të medias serbe, transmeton “Bota Sot”.

Kjo do bënte jetën e padurueshme sepse nga atje bëhet furnizimi me energji elektrike, në këtë ka tërhequr vërejtjen edhe vetë Vuçiq pas deklaratave të zëvendës-kryeministrit Bislimi, i cili theksoi se nuk do të pranohet asnjë nënshkrim mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Jam shumë i shqetësuar nga fjalët e tyre, për ta nuk vlen asgjë akti juridik dhe as marrëveshja ndërkombëtare. Bislimi ka mohuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Ai ka qenë më i zëshëm se vetë Kurti. Pritet 6 nëntori për shkaqe të ndryshme, planifikojnë marrjen e kontrollit në Vallaç në periudhën e ardhshme dhe ky është lajmi tmerrshëm për popullin serb”, tha Vuçiq.

Në të njëjtën kohë, serbët e veriut përcjellin situatën dhe hapat potencial të shqiptarëve, duke nënvizuar presionet e vazhdueshme. Lidhur me frikën nga hapat e mundshëm të Prishtinës, për “Kurir” doktori Milan Ivanoviç ish-drejtori u Qendrës spitalore në veri tha se marrja e kontrollit do të vinte në telashe serbët..

“Marrja e Vallaçit do të thoshte marrjen në kontroll të energjisë elektrike dhe kjo do të bënte të padurueshme jetën e serbëve, por do të niste edhe spastrimi etnik dhe zgjidhja e problemit serb sipas modelit ustash”, tha ai.

Me vite sipas tij janë evituar përpjekje të tilla të shqiptarëve duke iu falënderuar përsëritjes së shpeshtë të Vuçiqit se do intervenojë ushtria në tentimet e spastrimit etnik.

“Konsideroj se kjo ka ndalur shqiptarët në ato qëllime, por edhe më tutje vazhdojnë të na vështirësojnë jetën, të ndalin dhe shkurtojnë të drejtat edhe për jetë. Aksioni i fundit i ROSU në kalim ishte i menduar dhe kishte qëllim pamundësimin e lëvizjes dhe lidhjeve me Serbinë dhe të drejtën për jetë normale dhe shërim, ku na u rrezikuan pacientët”, tha Ivanoviç.

Se rreziku ekziston e thotë ish-ambasadori Milisav Paiç.

“Mundësia e tillë nuk përjashtohet, edhe pse Uashingtoni nuk është i kënaqur me hapat e Prishtinës në kohët e fundit, duke iu bërë me dije se eskalimi me Beogradin nuk është në interesin amerikan. Kurti ka nevojat e veta pasi në zgjedhjet lokale nuk kaloi mirë. Prandaj ka nevojë për konfrontim me Serbinë për të marr mbështetje nga banorët shqiptar dhe të mbaj pozitën e liderit, andaj mund të përdor incidentet për mobilizim rreth vetës të shqiptarëve”.

Rëndësia strategjike e Vallaçit që ndodhet në zemër veriut është i qartë, kjo trafo është në përbërje të “Elektro-rrjetit të Serbisë” dhe kontrollon furnizimin me energji të veriut të Kosovës ndërsa 20 kilometra me tutje është Ujmani dhe Zubin Potoku – hidrocentrali. Gjysma e energjisë së nevojshme në veri prodhohet atje nga liqeni i akumuluar me ujë prej të cilit furnizohet me ujë pjesa më e madhe e Kosovës. Ky ujë është me rëndësi për veriun dhe Kosovën qendrore sepse nga atje furnizohen me ujë i gjithë veriu komplet me të gjitha komunat si dhe Drenasi dhe Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat