Vulin falënderon këtë shtet për mosnjohjen e Kosovës

Lajme

Vulin falënderon këtë shtet për mosnjohjen e Kosovës

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Aleksandar Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin ka falënderuar Armeninë për siç tha qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së Kosovës.

Këtë ai e tha gjatë një takimi që pati me ambasadorin e Armenisë në Serbi, Ashot Hovakimian.

Ata biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme.

Ai raportohet se ka theksuar mbështetjen që Armenia i ka dhënë Serbisë kundër siç thonë në MPB-në e Serbisë “pranimit të Kosovës në Interpol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat