Drecun: Vërejtje e dyfishtë për Albin Kurtin

Lajme

Drecun: Vërejtje e dyfishtë për Albin Kurtin

Nga: F. B. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:14
Drecun

Zgjedhjet lokale në Kosovë treuan se Kurti udhëheq politikë të gabuar dhe duhet të merret me çështje jetësore, ka thënë Milovan Drecun, duke shtuar se kjo është vërejtje e dyfishtë se, nëse do të ruaj pushtetin, duhet të vazhdojë dialogun, aq më parë që Lista serbe e kushtëzon qëndrimin në institucione me formimin e asociacionit, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Pas raundit të dytë zgjedhor, LS ka fituar 10 komuna, PDK 9, LDK 7 AAK 5 dhe Vetëvendosja 4 komuna, që është dëshmi se VV nuk është subjekt dominues dhe votuesit po ia kthejnë shpinën, shprehet korrespodenti i RTS, Andreja Igiç, që sipas njohësve të rrethanave deklarojnë se Vetëvendosje do dilte e treta po të kishte zgjedhje parlamentare.

Shkaqet besohet se janë të shumta, raporti ndaj UÇK-së, aksionet por edhe lustrimi ndaj opsioneve politike dhe në vend mbështetjes, ato kanë rezultuar me kundër efekt për LVV.

Sipas Drecun votuesit shqiptar ia bënë të ditur Kurtit dhe VV-së se nuk janë të kënaqur, pasi ka premtuar shumë e nuk ka bërë thuajse asgjë dhe 4 komuna janë pak për diken që është në pushtet.

"Në vend se të merret me probleme jetësore, uljen e tensioneve, ai tregoi mos durim ndaj popullit serb, mos respekt, ashpërsoi raportet me Beogradin dhe ndërmori aksione në veri”, tha Drecun, që mendon se Kurti varet nga Lista serbe, pasi nuk ka shumicë të madhe.

“Është mirë që përfaqësuesit serb të jenë unik dhe të nisin bisedimet për asociacionin, kur dihet se LS ka kushtëzuar mbetjen në institucione me formimin e asociacionit, dalje kjo që mund të shkaktojë krizë e zgjedhje të reja”.

Kjo është vërejtja e dyfishtë se duhet të merret me probleme jetësore edhe jo me ashpërsimin e raporteve me serbët dhe të vazhdoj dialogun nëse nuk do zgjedhje të reja.

"Periudha e ardhshme do jetë turbulente dhe do sjell hapa me rëndësi në dy anët, nëse Kurti vazhdon me aksione si bie fjala marrja në kontroll e rrjetit energjetik në veri, sjell në pikëpyetje pjesëmarrjen e LS në qeveri, në anën tjetër pjesa ma e madhe e punës për asociacion u krye edhe formimi varet nga vullneti politik i Prishtinës", tha Drecun.

Si dihet sot mbahet raundi i ri i bisedimeve të delegacioneve që drejtohen nga Petkoviç edhe Bislimi dhe ato do kenë përparime nëse nis formimi i asociacionit e pastaj zgjidhja e çështjeve tjera, kjo sipas tij varet nga Prishtina e jo vetëm bisedat formale.

"Pason lufta politike, manovruese por thelbësore për ekzistencën e serbëve që është asociacioni dhe ndihma nga Beogradi. Qëndrimi i Beogradit është i qartë, asociacioni duhet të formohet por edhe të përmbushen obligimet tjera nga marrëveshja e Brukselit”.

Drecun tha se edhe qëndrimi i Uashingtonit e Brukselit është se duhen përmbushur obligimet edhe të formohet asociacioni, por problemi qëndron se Kurti me politikën e gabuar bie në kundërshtim me vetën nëse nis formimi i asociacionit.

"Ai pat thënë se asociacioni është prioriteti i 6 apo 7 se ai nuk do formohet dhe se nuk ka marrëveshje të Brukselit, Tash të shohim a është ai më i fortë se Brukseli e Uashingtoni. Nëse vazhdon me këto qëndrime, nuk ka dialog, mund të ketë takime formale, ku ai minon çdo takim dhe harxhon kapacitetet që mund të arrinte zgjidhje”, shprehet ai.

Ai ka fol edhe lidhur me arkivat e UÇK-së si dhe formimin e Qendrës dokumentuese për krime në Kosovë.

“Fillimisht thanë nuk ka arkiv të UÇK në Bruksel, pastaj miratuan në Kuvend ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës ku përmendet arkivi. Kurti tha se ka, Bislimi e vërtetoi, pastaj pasi morën ‘shuplaka’ thanë jo nuk ka dhe se UÇK ka qenë ushtria më transparente dhe se ka dorëzuar të gjitha arkivat, e ku janë?”

Drecun tha se Serbia ka dorëzuar 64 regjistra me dokumentacionin e konfiskuar nga shtabet e UÇK-së, “ato janë arkiva edhe raporte ku shihet çfarë ka ndodhur me njerëz dhe fatin e tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat