Në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës (Xhemës)...

Lajme

Në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës (Xhemës)...

Nga: Dibran Demaku Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:01
Dibran Demaku

Në gushtin e vitit 1999, pra vetëm dy muaj pas luftës unë dhe ime shoqe ia mësyem Kosovës. Bëmë rrugë të gjatë me makinë që nga veriu i Gjermanisë, nëpër Zvicër, Itali,pastaj me trajekt nga Bari i Italisë deri në Durrës. Por, rrugëtimi më i lodhshëm ishte ai nga Durrësi deri në Kosovë.

Më kujtohet kur një i panjohur,që sapo kishte arritur nga Kosova dhe priste që nga porti i Durrësit të të kthehej në njërin nga vendet perendimore,duke prekur me dorë makinin time do të pyeste:-Do të shkosh me këtë makinë deri në Kosovë?!”Dhe kur unë i pohova ai ma ktheu:-Nuk më dhimbesh ti, por më dhimbëset kjo makinë,e cila në kthim nuk do ta ketë këtë shkëlqim,e mbase mund të të mbetesh diku edhe rrugës.Po si nuk u kujtove të marrësh një makinë më të vjetër dhe më të lartë,sepse barku i kësaj makine kaq të ulët do të shpërthehet nga gurët e rrugës(rrugë i thënqin) derisa do të arrish në Kosovë.

Miku i panjohur m’i tha këto fjalë dhe iku.Iku me makinën e tij tërë pluhur drejt trajektit nga i cili ne vetëm sa kishim dalur dhe po prisnim në radhë,para ca sporteleve ku duhej të merrnim ca letra si dokumente se po hynim në tokën shqiptare?!

Radha ishte tepër e gjatë,ndërkaq të rinj të ndryshëm,shtetas shqiptar na afroheshin dhe kërkonin lekë,duke na thënë se ata i njihnin përsonat që shiheshin prapa sportekeve,dhe do të na i siguronin ato letra pa pritur fare.

Ia dhamë lekët njërit nga ta(në të vërtetë i dhamë marka gjermane se ne lekë nuk kishim)dhe ai iku hyri brenda.U vonua bukur shumë,por letrat na i solli.
Sapo bëheshim gati të niseshim,disa persona,që ishin me ca veshje të veçanta na u afruan me ca letra në duar,duke na pyetur se për ku do të udhëtonim.Kur u treguam itinerarin e rrugëtimit tonë ata na thanë që të udhëtonim së bashku në kolonë të gjatë,sepse në veri të Shqipërisë mund të dilnin në rrugë ca keqbërs dhe ata paraqisnin rrezik!

U bëmë bashkë mbi dyzetë makina dhe u nisëm drejt Kosovës.Në rrugëkryqin ku rruga merrte dy drejtime,dhe atë drejtl Tiranës dhe tjetra drejt aeropirtit të Rinasit dhe pastaj në drejtim të Kosovës,kolona e makinave u ndal.Ne që ishim nga fundi i Kolonës,nuk e dinim se përse ishim ndaluar dhe po prisnim.Më vonë mësuam se kolonën e makinave tona e kishte ndaluar në makinë policore.

Dhe kur kishin mësuar se për ku ishim nisur,u kishin sygjeruar atyre që ishin në ballë të kolonës se për shkaqe sigurie,ata,pra pilicët,do të viheshin në krye të kolonës.Ndërkaq për shërbimin që do të na e bënin,kërkonin ca lekë.Dikush andej nga kreu i kolonës,kishte nisur që të mblidhte lekë(marka gjermane dhe valuta të tjera të shteteve perendimore) me synimin që të grumbullonin një shumë prej 500 markave gjermane,duke shpresuar se me to do të ishin të kënaqur policët shqiptarë.

I kishin grumbulluar ato para dhe kishin shkuar tek makina e policisë.Por,do ti që policët shqiptarë nuk kishin qenë të kënaqur me shumën,dhe kishin kërkuar 3000 marka për shërbimin që do të na e bënin!Dhe,kështu ne do të niseshim drejt veriut pa përcjelljen e policisë shqiptare.

Rruga nga do të kalonim ishte aq e shkatërruar,dhe për ato 220 km,ne do të na duheshin dymbëdhjetë orë.

Për peripecitë e rrugëtimit nuk po shkruaj,sepse nëse i tregoj edhe ato,rrëfimi përveq se do të zgjatet,do të bëhet edhe i mërzitshëm.(Megjithate vlenë të cekët një fenomen të paarsyeshëm që do të na ndodhte gjatë atij rrugltimi:Askund nuk kishte asnjë dyqan apo siç jemi mësuar t’i themi market.Anash rrugës kishte vetëm ca shitës pemësh të ndryshme,por që artikujt e tyre nuk do të na i shisnin ne që kishim marka gjermane dhe nuk kishim valuta të tjera.Ata kërkinin ose lekë ose valutë greke(?!).Fatmirësisht rruga kalonte nëper lugina e maje malesh,ku burimet e ujit ishin të mjaftueshme dhe ne urinë e shuanim me ujë).
Në Kosovë do të hynim në terrin e natës,dhe kjo ishte ndoshta një përparësi,që mos të mos shihnim dhe tl mos ballafaqoheshim që në hyrje me shkatërrimet e luftës.

Por,e nesërmja dhe ditët në vazhdim do të na vrisnin shpirtërisht dhe fizikisht,me tëra ato që kishte lënl prapa lufta shkatërrimtare.Gjithandej varre të hapura apo të mbuluara me trupat e njerëzve të gjakut tonë.

Ata që kishin njerëz të vrarë,i qanin të vrarët,dhe as që bënin fjalë për shkatërrimet e shtëpive apo të mirave të tjera materiale.Ata që nuk kishin njerëz të vrarë,i qanin shtëpitë e djegura dhe të mirat materiale që ishin shkatërruar.Ata që nuk kishin as të vrarë dhe as shtëpi të djegura i qanin shtëpitë e demoluara!Gjithkush,qante hallin e vetë.Ndërkaq të gjithë ndjenin një ndjenjë lehtësimi që nuk e kishin mbë mbi supe policin dhe kërbaqin serbë!…

Ditët iknin(i kishim ditët e numëruara të qëndrimit)dhe ne të zënë me vizitat dhe ngushëllimet tek të afërmit dhe të njohurit,nuk po mund të dilnim së paku një gjysëm dite në Prishtinë,të takonim ish kolegët e kolegët e punës,të mësonim se a kishin shpëtuar të gjallë nga stuhia shkatërruese e cila korrte e vriste pa mëshirë këdo që ndeshte në rrugë,në shtëpi apo kudo tjetër,mjafton që ti të ishe shqiptar!

Në njërën nga ditët e fundit të qëndrimit(menjëherë pas luftës)në Kosovë unë dhe ime shoqe do të shiheshim në Prishtinë.

Duke kaluar rrugës kryesore bri fakultetit(filologjik)ku i kisha kaluar mbase vitet më të mira të jetës(vitet e studimeve)morëm kthesën të dilnim në rrugën që atëherë quhej Lenini,dhe ku serbët në ikje e sipër kishin ndezur të gjitha lokalet që dikur i kishte pasur ajo rrugë,krejt papritmas ndeshëm në Xhemail Mustafën.I buzëqeshur si gjithmonë u ndal të na përshëndeste.Nuk harroi të pyeste se si ishim,si i kishim të afërmit dhe të njohurit,a kishin shpëtuar apo kishin rënë në altarin e lirisë!…Dhe kur i treguam se kishim edhe të vrarë edhe të shpëtuar,ai,pra Xhema,tash me një shikim që tregonte edhe dhimbje edhe shpresë tha:-Lavdi të rënëve,besë e shpresë të gjallëve.

Në bisedë e sipër ai do të na rrëfente se luftën e kishte përjetuar dhe mbijetuar në Prishtinë,duke treguar ashtu qetë dhe bukur siç dinte ai.

Ime shoqe gjatë tërë bisedës vetëm dëgjonte dhe fliste vetëm ndonjëherë e rrallë.Xhemën nuk e njihte dhe e kishte parë vetëm në tv.Asnjëhetë nuk kishte pasur rastin të fliste me të.Por,se ishte një nga ata të mëdhenjtë e Kosovës,e dinte sepse e kishte parë në tv e gazeta krah për krah Rugovës.
Dhe kur Xhema,iku pyetja e parë e sime shoqeje ishte:-Ishte ky…?
-Xhema,Xhemail Mustafa-ia ktheva unë.
-A është ky që rri gjithmonë pranë Rugovës?
-Ky ishte!-ia ktheva sime shoqeje,pa e kuptuar se ku do të dilte me këto pyetje.
-Përse del vetëm dhe i pa shoqëruar nga askush?-lëshoi një ndjenjë habie ime shoqe.
-Çfarë do të thuash me këtë?-ia ktheva unë.
Derisa rri gjithmonl përkrah Rugovës,ky duhet të jetë njeri i rëndësishëm në dhe për Kosovën.A nuk është edhe ky i rrezikuar nga kjo katrahur që e ka përfshirë Kosovën?

Ata që e kanë rrezikuar Kosovën dhe popullin e saj kanë ikur!Dhe i marrin të keqen edhe Kosovës edhe Xhemës,ia ktheva unë.
-Unë nuk di shumë,por nga ajo që kam lexuar në libra më rri gjithmonë në mendje ajo porosia se pas stuhisë,duhet ruajtur,sepse edhepse stuhia ka kaluar,ajo mund të ketë lënë prapa ndonjë rrymë rrëmbyese që i merr me vete të mirët,të rëndësishmit!

Xhema,Xhemail Mustafa,është ai njeriu i mirë,i dashur dhe i urtë që në jetën e tij s’i ka bërë kujtë keq,por vetëm mirë,dhe gjithësesi edhe mirë do të gjejë!…
Ditën tjetër të atij fundgushti përcëllues,që po e piqte Kosovën,pasi e kishte djegur lufta,ne do të merrnim rrugën e kthimit.Sërish nëpër rrugën e parrugë drejtë portit të Durrësit.(sërish nuk dua të shkruaj për peripecitë gjatë rrugës dhe frikën e sime shoqeje se mbase bandat e veriut të Shqipërisë do të na dilnin në rrugë,tash ishim krejt vetëm.Farmirësisht nuk doli askush në rrugë,plrveq polocisë që na shënoi shumë gjoba me arsye të paarsye dhe qesharake,me qëllim që të na merrte lekë(marka gjernane).

Kur arritëm në Gjermani,ime shoqe,e liruar nga tensionimet gjatë rrugëtimit u shpreh:-Jam e lumtur dhe e gëzuar që arritëm në vendin tim(?!). Ditëve dhe muajve në vazhdim nga atdheu na vinin lajme herë të gëzuara e herë të hidhura…

Në mbrëmjen e atij nëntori të zi sapo isha kthyer nga puna ime shoqe ma dha lajmin e zi:-Dëgjove se sot e kishin vrarë atë njeriun e mirë që e takuam para më shumë se një viti në Prishtinë.Atë që i rrinte afër Rugovës!

-Mos,mos e thuaj një gjë të tillë?Mos më thuaj se e kanë vrarë Xhemën,dhe një lot i valë më doli nga sytë dhe rrodhi faqeve!

Ajo ishte nata më e gjatë e jetës sime.Duke kërkuar lajme nëpër kanale për të mësuar të vërteten e të vrarit dhe të vrasësve,më iku nata.

Shumë herë gjatë asaj nate thirra vetmëvete:-Po si vritet njeriu i urtë dhe i mirë.Kujt ia kishte zënë rrugën Xhema,Xhemail Mustafa,që një jetë të tërë nuk kishte ditur ta pikëllonte askend.Xhema,një jetë të tërë kishte dhuruar vetëm mirësi dhe buzëqeshje!

Ikën njzetë e një vite pa praninë fizike të Xhemës,në mesin tonë.Ikën njëzetë e njl vite dhe vrasësit nuk u zbuluan kurrë?!

Edhe në këtë përvjetor të vrasjes së tij na bie në mend ajo thënia lapidare e të madhit Jusuf Gërvalla i cili i plagosur për vdekje kishte deklaruar:-Nëse atentatori ka qenë shqiptar kurrë mos u zbuloftë emri i tij!A thua vallë a do të duhej të thuhej kështu edhe për vraslsin(vrasësit e Xhemës).-Nëse ai apo ata ishin shqiptarë emri i tyre mos u zbuloftë kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat