Komuna e Drenasit fiton grant 546,646 mijë euro për mjedis të pastër

Lajme

Komuna e Drenasit fiton grant 546,646 mijë euro për mjedis të pastër

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Sot, ne një ceremoni të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është bërë ndarja e çmimeve të Granitit të Performancës Komunale për Mjedis të Pastër, ku kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka pranuar këtë çmim dhe vlera e tij është 546,646 mijë euro.

Ne ceremoninë e ndarjes së këtij granti, kanë marr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, Udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, kryetar të Komunave fituese të këtij granti dhe të pranishëm tjerë.

Kryetari Lladrovci, ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Drenasit. “546.646 euro është Grant i Performancës komunale-Mjedis i pastër, të cilin sot, zyrtarisht e fitoi komuna e Drenasit. Falënderoj qytetarët, zyrtarët dhe të gjithë ata që i kontribuan arritjes së 73 pikëve dhe grantit, të financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Bashkimit Evropian, German Cooperation dhe GIZ-it gjerman”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Skema e Grantit të Performancës Komunale-Mjedis i Pastër, ka shërbyer për të stimuluar konkurrencën e komunave, drejt përmirësimi të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, në nivel të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat