Serbia tërbohet nga komandant Jashari: Kosova po dërgon sinjale të forta!

Lajme

Serbia tërbohet nga komandant Jashari: Kosova po dërgon sinjale të forta!

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:28
Bashkim Jasharin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani emëroi Bashkim Jasharin, nipin e komandantit legjendar, Adem Jashari, në krye të ushtrisë së Kosovës, pas propozimit të bërë nga ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Jashari do ta zëvendësojë në këtë post komandantin e deritashëm, Rrahman Rama, i cili thuhet të ketë dhënë dorëheqjen.

Emërimi i Jasharit ka nervozuar Serbinë.

Profesor doktor Enver Bytyçi thotë se në Beograd duken të shqetësuar nga kjo lëvizje e presidentes Osmani.

“Pas buxhetit prej 100 milion euro për ushtrinë, ky vendim jep dëshmi të seriozitetit që ka qeveria e sotme për ta mbrojtur Kosovën nga ndonjë provokim dhe agresion të Serbisë. Këto janë sinjale për Beogradin”, shprehet Bytyçi.

Ai megjithatë i bën thirrje kryeministrit të mos ndalet vetëm me këtë emërim dhe argumenton se nevojitet mbështetje e plotë për gjithçka, me qëllim që Forcat e Sigurisë dhe ushtria e Kosovës të shndërrohen në aset dhe garanci të pakontestueshme për vendin.

“Jam i sigurt se dëshira dhe pasioni në FSK e Ushtri janë në shkallën maksimale.

Thjesht ato duhen mbështetur financiarisht dhe moralisht nga qeveria dhe institucionet e vendit, me qëllim që kjo ushtri të konkurrojë në ushtritë moderne të NATO-s! Pra të prodhojë stabilitet, paqe e siguri jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, shprehet ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat