Varroset sot i riu që e zuri lisi në Deçan

Lajme

Varroset sot i riu që e zuri lisi në Deçan

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:17
Ilir Tolaj

Ilir Tolaj nga Pobërgja e Deçanit, vdiq ditën e djeshme në bjeshkët e këtij fshati, pasi nuk arriti të ju mbijetoj plagëve të marra, pasi atij i ra lisi përmbi.

Varrimi i tij do të mbahet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Pobërgjë.

I ndjeri ishte duke prerë dru në mal. Sipas mjekut të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, Selmon Berisha, personi ka arritur i vdekur në këtë qendër.

“Ka qenë duke pre dru në mal, ka ardhur i vdekur në QKMF”, tha dje ai.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet rreth këtij rasti.

“Fsh. Voksh, Deçan 17.12.2021 – 13:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njoftoj sot Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat