Vuçiq deklarohet për aksionin në Shtërpcë: Ja pse e bëri Kurti

Lajme

Vuçiq deklarohet për aksionin në Shtërpcë: Ja pse e bëri Kurti

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:11
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar aksionin e policisë në Shtërpcë.

“Në fillim na kanë thënë se kriminelët jetojnë në veri të Kosovës. Ata e kanë bërë atë fushatë me vite të tëra. Tani duket se ka kriminelë edhe në jug.

Dhjetë prej tyre janë arrestuar, dhe të gjithë kriminelë, unë nuk e di  pse nuk kishte edhe në Ferizaj, por vetëm kriminelët serbë”, deklaroi Vuçiq pas takimit në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”.

"Sigurisht që Albin Kurti e bëri këtë sot për shkak të Ballkanit të Hapur”, tha ai.

Presidenti i Serbisë deklaroi se “do të ofrojë ndihmë juridike për të gjithë njerëzit tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat