Ky është paralajmërimi i Goran Rakiqit për vitin 2022

Lajme

Ky është paralajmërimi i Goran Rakiqit për vitin 2022

Nga: N. Sh. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 17:50
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, ka uruar Vitin e Ri dhe ka paralajmëruar se “me guxim do të ecim përpara në vitin 2022 për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe së bashku t'i largojmë të gjitha pengesat në krijimin e një jete më të mirë”.

“Të mbështesim rezultatet e mira dhe të ndërtojmë vlera reale. Gëzuar Vitin e Ri 2022”, ka shkruar Rakiq në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Rakiq shtoi se ky vit ishte i mbushur me sfida për ta dhe se ata po përballeshin me probleme, për të cilat kërkonin zgjidhje.

“Kemi punuar dhe ndërtuar, sepse për ne janë më të rëndësishmet kushtet më të mira të jetesës për qytetarët tanë. Ne kemi biseduar me të gjithë për të përmirësuar pozitën e qytetarëve tanë, kemi biseduar edhe me të zhvendosurit për kthimin”, tha Rakiq.

Ai tha se Kisha është shtylla e mbijetesës së popullit serb në Kosovë dhe për këtë arsye ndihma për Kishën është e domosdoshme.

Gjithashtu, projektet e mëdha infrastrukturore, siç thotë ai, janë jetike për të qëndruar.

“Së bashku do të shkojmë drejt fitoreve të reja, sepse e ardhmja e fëmijëve tanë është më e rëndësishme për ne”, ka shtuar Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat