Mimoza Kusari vaksinohet me dozën e tretë kundër COVID-19

Lajme

Mimoza Kusari vaksinohet me dozën e tretë kundër COVID-19

Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:26
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, të dielën ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook.

“Më e mira që mund të bëjmë për veten dhe tjerët rreth nesh, është të ruajmë shëndetin dhe të kuptojmë rëndësinë e vaksinës si mënyra e vetme parandaluese dhe lehtësuese ndaj virusit.

Sot u vaksinova me dozën e tretë, dozën përforcuese të vaksinës anti-Covid.

Mos hezito #VaksinohuSot”, ka shkruar Kusari në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat