Serbët e Mitrovicës protestojnë, kërkojnë mbajtjen e referendumit

Lajme

Serbët e Mitrovicës protestojnë, kërkojnë mbajtjen e referendumit

Më: 16 janar 2022 Në ora: 09:02
Protesta

Në orën e hershme të mëngjesit serbët kanë nisur një protestë duke kërkuar mbajtjen e referendumit edhe në Kosovë.

Ata janë mbledhur në veriun e Mitrovicës.

Kësaj proteste i prin kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.

Të shtunën Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit në vendin tonë.

Njëkohësisht sot është edhe përvjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat