Zgjedhjet dhe bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi, zbulohet lëvizja e fundit e Lajçak

Lajme

Zgjedhjet dhe bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi, zbulohet lëvizja e fundit e Lajçak

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:50
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd në fillim të shkurtit.

Mediat serbe shkruajnë se vizita e Lajçak është në kuadër të bisedimeve për dialogun Beograd-Prishtinë.

Fillimisht pritet që Lajçak të bisedojë me zyrtarë të institucioneve të Kosovës për të vijuar më tej takimet në Serbi, përkatësisht me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

‘Fakti që nuk ka dialog të nivelit të lartë nuk tregon se dialogu është ndërprerë dhe se puna është shtyrë, por kur të krijohen kushtet do të organizojmë një takim të ri të negociatorit', bëhet me dije se ka thënë Peter Stano për median serbe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat