Mediat serbe: Abazoviç 1, Krivokapiç 0 / Situata ka marrë një epilog të ri, kjo e pret Malin e Zi...

Lajme

Mediat serbe: Abazoviç 1, Krivokapiç 0 / Situata ka marrë një epilog të ri, kjo e pret Malin e Zi...

Nga: P.R Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 22:08
Dritan Abazoviq dhe Zdravko Krivokapiq

Mediat serbe i kanë bërë jehonë lajmit për dështimin e shkarkimit të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, shqiptarit Dritan Abazoviq.

Ata e quajnë fitore të Abazoviçit, e humbje për Krivokapiq.

“Situata politike në Mal të Zi ka marrë një epilog të ri. Gjegjësisht, në seancën e sotme të Kuvendit nuk është marrë vendim për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasi që deputetët nuk kanë votuar për rendin e ditës”, shkruan televizioni publik serb, përcjellë “Bota sot”.

Siç shkruajnë mediat serbe, Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ani pse pritet të formohet qeveria e pakicës.

“Iniciativën për shkarkimin e Abazoviqit e ka iniciuar kryeministri Zdravko Krivokapiq, pasi zëvendëskryeministri i Malit të Zi paraprakisht kishte kërkuar që të premten në Kuvend të diskutohet për besimin në qeveri. Shumë njohës të situatës, si dhe shumica e subjekteve politike në atë vend, mendojnë se në atë vend presin zgjedhje të parakohshme, ndonëse ka të dhëna se mund të formohet një qeveri e pakicës”, shkruan ndër tjerash televizioni publik serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat