Kërkohet arrestimi i ish kryeministrit malazez, Krivokapiq

Lajme

Kërkohet arrestimi i ish kryeministrit malazez, Krivokapiq

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:41
Zdravko Krivokapiq

Derisa në Kuvend të Malit të Zi debatohej për besimin qeverisë, Zdravko Krivokapiq i cili ishte akoma kryeminister, me shpejtësi ka thirrur përmes telefonit mbledhjen e qeverise tashmë të përmbysur dhe e ka “shtyer” vendimin kontraverz lidhur me kriteret e fitimit të shtetësisë së Malit të Zi.

Sipas mediave të Malit të Zi në këtë dokument MPB ka punuar më shumë se një vit por ai ishte tërhjekur pas kundërshtimeve të opozitës.

Po ashtu thuhet se lidhur me këtë vendim në mbledhjen e sotme kishte diskutuar pa dijenine e MPB dhe se zyrtarisht propozues i tij ishte vetë kryeministri Krivokapiq.

Krivokapiqi në këtë mënyrë e ka kontrabanduar vendimin sipas të cilit shtetësia fitohet pas 10 vitesh qendrimi në Mal të Zi duke llogaritur 5 vite qendrimi të përkohshëm dhe 5 vite qendrim të pandërprerë në Mal të Zi.

Deri më tash kusht për fitimin e shtetësisë ishin 10 vite qendrimi të vazhdueshem.Problem është fakti qe Malin e Zi e pret regjistrimi i popullesisë dhe se me këtë vendim do të shtohet në mënyrë ligjore numri i serbëve ne Mal të Zi për mbi 40.000 votues.

Partia Social Demokrate (SDP) ka paralajmeruar qe qysh neser do të bën kallzim penal kundër Krivokapiqit “për shkak të sjelljeve jo ligjore dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Aktivisti i shoqërisë civile Aleksandar Sasha Zekoviq po ashtu e akuzon kryeministrin dhe dhe ministrat e tij lojal në kabinetin qeveritar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Thërras organet kompetente shtetrore që të reagojnë në mënyrë urgjente me qellim të pengimit të veprimeve të dëmshme të Krivokapiqit që kanë për qëllim dëmtime të përmasave më të mëdha për shtetin dhe qytetarët të Malit të Zi.

Për këtë arsye arrestimi i Zdravko Krivokapiqit është masë legjitime dhe më se e nevojshme” ka deklaruar Zekoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat