A e di deputeti i LVV-së sa kushton një bukë?

Lajme

A e di deputeti i LVV-së sa kushton një bukë?

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 00:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka qenë i ftuar në “Edicionin Special”, ku ka folur në lidhje me 1-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai fillimisht foli për të arriturat e kësaj qeverie, më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.

Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur “sa është buka?”.

Ai u shpreh se buka nuk është 50 cent, sepse në vendin ku ai e blen kushton 40 cent.

“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Buka ku unë e blej është 35 dhe 40 cent, jo 50 cent. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat