“Lufta e tretë sapo ka filluar, ajo përfundon me gjunjëzimin e Putinit”

Lajme

“Lufta e tretë sapo ka filluar, ajo përfundon me gjunjëzimin e Putinit”

Nga: N. Sh. Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:01
Vladimir Putin

Konflikti Rusi – Ukrainë po arrinë të përshkallëzohet në masë të lartë.

Deri tash thuhet se agresori rus, ka futur në Ukrainë rreth 75% të forcava të saja.

Presidenti Putin ka dhënë urdhër javën e kaluar për pushtimin e Ukrainës, por që, nuk i shkoi ashtu siç mendoi.

Ai po përballet me kundërpërpërgjigjen e ukrainasve të cilët po i shkaktojnë dëme të mëdha në njerëz, por edhe në mjete ushtarake.

Rusia si agresor i vërtetë së fundmi nuk po anashkalon as qytetarët ukrainas, civilët.

E pas kësaj lufte në Ukrainë, avokati nga Drenas, Gazmend Halilaj thotë se tashmë ka filluar Lufta e tretë, e cila do të përfundon me gjunjëzimin e agresorit rus.

Ai thotë se ne shqiptarët jemi më të fortë se populli i Ukrainës, por sipas tij, zhgënjimi ndodhi kur udhëheqja kaloi tek disa komandantë të Rognerit dhe disa politikanë, që vënë nën kthetra gjithçka.

Postimi i plotë:

O njerëzit e mi, mos e dëshironi luftën, por nëse u imponohet mos ia ktheni shpinën-Muhamedi a.s.

Miq, si popull jemi edhe më të fort se populli Ukrainas. Kujto vitet 98/99. Zhgënjimi ndodhi, kur udhëheqja kaloi tek disa Komandantë të Rognerit dhe disa politikanë që bredhnin nështetet e perëndimit, ku pos që, vënë nën kthetra gjithçka, nuk kursyen të vrajnë SHPRESËN, e të gjithë atyre që, mbi gjakun dhe kurrizin e tyre ishin ngritur.

Nejse......Lufta e III, vetëm sa ka filluar, mund të ketë pauza apo armpushime sporadike, por ajo do të përfundoj me gjunjëzimin e agresorit rus.

Për ne, është fat i madh që, KËSAJ HERE, Ballkani e as Kosova nuk eështë vendi ku takohen Fuqitë e Mdha, por nese s'jemi të vëmendshëm lehtë mund të bartet apo ta bartim tek ne, e për pasoja pastaj dihet.

Mbi të gjitha, ne me kohë jemi rreshtuar nga bota demokratike, por kjo nuk mjafton të besojmë që kemi arritur qëllimin.

Qellimi jonë arrihet kur De Juro, anëtarësohemi në NATO, por kjo s'dihet a është e arriteshme derisa agresori Rus, është anëtar i përhershëm në Këshillin e Sëigurimit.

E kjo varet nga vet presidenti Putin, nëse do të përdorë armët bërthamore, dashtë Zoti të jem gabim, por duke njohur psiçikën dhe mizoritë e tij, edhe këtë e bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat