Nënshkruhet Programi për Subvencione, rritet përkrahja financiare për fermerët

Lajme

Nënshkruhet Programi për Subvencione, rritet përkrahja financiare për fermerët

Nga: V.N Më: 4 mars 2022 Në ora: 12:24
Faton Peci

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka shkruar se sot e ka nënshkruar dokumentin për subvencione për vitin 2022.

Në mes tjerash ai ka treguar se Programi për Zhvillim Rural apo Grante, do të aprovohet pas dy jave.

Postimi i plotë:

Sot nënshkrova Programin për Pagesa Direkte për vitin 2022, përmes të cilit kemi adresuar politika të duhura bujqësore. Në kuadër të këtij programi, rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore i jemi kundërpërgjigjur me rritje enorme të përkrahjes për bujqit tanë. Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera.

Gjatë javës së ardhshme, do të shpalosin në detaje të gjitha masat mbështetëse në kuadër të Programit dhe Pakon gjithëpërfshirëse të veprimeve qeveritare në mbështetje të sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, Programi për Zhvillim Rural për vitin 2022 / Grante, do të aprovohet pas dy jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat