Varroset ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova

Lajme

Varroset ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova

Nga: B.S Më: 12 mars 2022 Në ora: 10:56
Varrimi i Haki Rugovës

(E plotësuar 15:22) - Sot është varrosur ish kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

varrimi i tij është bërë në varrezat e fshatit Cerrcë, fshatit të tij të lindjes, raporton Bota sot.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e tij, përfshirë zyrtarët e LDK-së, kryetarin Lumir Abdixhiku, kryesinë qendrore, ish kryetarin Isa Mustafa dhe shumë miq e bashkëpunëtorë.

Për Rugovën, gjatë ditës u mbajt një mbledhje në ndërim të jetës dhe veprës së tij, në amfitetatrin e Shtëpisë së Kulturës.

Haki Rugova ka qenë kryetar i Istogut për tri mandate, prej vitit 2010 deri në vitin 2021.

Sot varroset ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova

Sot në ora 15 do të mbahet ceremonia e varrimit të ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Mirëpo para varrimit të tij, prej orës 9 deri në 13, do të bëhen homazhe në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog.

Nga ora 13 deri në 14 do të mbahet një mbledhje në nderim të jetës dhe veprës së Rugovës, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës.

Ndërkaq nisja e funeralit për në varrezat e fshatit Cerrcë do të bëhet në ora 14 deri në 15.

Kujtojmë se Haki Rugova ka ndërruar jetë të mërkurën, më 9 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat