Përplasje në autobus, kjo është arsyeja!

Lajme

Përplasje në autobus, kjo është arsyeja!

Nga: V.N Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:20
Stacioni i autobusëve në Prishtinë

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrur vendim që të përgjysmojë çmimin e biletave të autobusëve. Kjo ka krijuar një situatë të pakëndshme për kompanitë transportuse dhe qytetarët që shfrytzojnë linjat e autobusëve për të lëvizur. 

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, opinionisti Imer Mushkolaj, ka shkruar se sot ka qenë dëshmitar i një momenti jo të këndshëm në mes të një udhëtari dhe kondukterit të autobusit.

“Pas vendimit të qeverisë për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusit për disa kategori, problemin më të madh po e kanë kondukterët. Sot isha dëshmitar kur një qytetar refuzonte të paguajë biletën e plotë dhe shante e fyente kondukterin”, shkruan Mushkolaj.

Sipas tij vendimi i qeverisë është i ngutshëm dhe jo mirë i menduar.

“Para se të marrë një vendim të tillë, qeveria është dashur që zgjidhjen ta gjejë në bashkëpunim me transportuesit, e jo ta imponojë vendimin e vet. Kjo i bie sikur psh. qeveria të urdhërojë marketet që t’i shesin produktet me gjysmë çmimi, ndërkohë që nuk merr masa për kurrfarë subvencionimi. Kush do ta përfillte një vendim të tillë?”, përfundon shkrimin e tij Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat